Sejdiu: Dorëheqja ime nuk është diçka e madhe

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 15:16 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu i cili deklaroi largimin e tij nga partia e Behgjet Pacollit,  ka thënë se dorëheqja e tij nuk është diçka e madhe. Ai madje ka thënë se nuk ka dëshiruar që të bëhet temë largimi i tij nga AKR-ja.

“Unë me të tregu drejtën nuk kam dashur të bëhet temë kjo. Unë vetëm kam mbajt fjalën që kam dhënë nuk është asgjë e madhe”, ka thënë Sejdiu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli pas një marrëveshje që e arriti me LDK-në e Alternativën, mori vendim që t’i bashkohet koalicionit PAN, për siç tha ai, për të mirën e shtetit.

Deputeti tashmë i pavarur, Korab Sejdiu në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit votoi kundër kandidatit të koalicionit PANA, Kadri Veseli.

Të ngjashme