Sejdiu: Jemi të interesuar të rrëzojmë Qeverinë, por s’ka iniciativa konkrete

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 12:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dardan Sejdiu, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka thënë se janë të interesuar që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, por sipas tij nuk ka iniciativa konkrete për këtë çështje.

Madje ai propozimet e LDK të përkrahura edhe nga VV i ka quajtur hipotetike, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi asnjë lëvizje sa i përket iniciativës që siguroj të bëjmë hap për diskutimet për Qeverinë dhe të ardhmen e saj, konteksti i krijuar pas arrestimit të Gjuriqit është kontekst që vije nga kërcënimi i Listës Serbe për tërheqje nga Qeveria”.

“Kur është themeluar kjo qeveri kemi thënë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit, nëse kemi qenë kundër për krijimin e Qeverisë, nuk duhet të jemi instrument i Vuçiqit në punët tona. Ne si grup mendojmë që qeverisja tani nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme që rregullojnë mirëqenien e qytetarëve”.

“Ne jemi të interesuar me anë të Kuvendit dhe me iniciativa për ndryshim të formatit të Qeverisë të jetë fituese, nuk kemi situatë për të fol për gjendje të jashtëzakonshme të zgjedhjeve, ngase nuk ka asgjë konkrete vetëm situata hipotetike”.

Sa i përket se kush është propozuesi për ligjin për referendum LVV apo GDP-ja, Sejdiu tha se e rëndësishme është se po procedohet dhe jo kush e ka thënë i pari.

“Projektligji për referendum është ecje përpara, kush do që e procedon qoftë na ose LVV-ja është e mirë për vendin, është i domosdoshëm për vendin tonë”.

Të ngjashme