Sejdiu: Koalicioni i territ po i frikëson votuesit tanë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 14:18 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka bërë të ditur se në Skenderaj kanë ndodhur disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Dardan Sejdiu nga kjo lëvizje, ka akuzuar koalicionin PAN i cili sipas tij po i frikëson votuesit, raporton Ekonomia Online.

“Koalicioni i territ po mundohet me na frikësuar, por frika vjen me program jo me kërcënime. Është rasti i asaj organizatës, na e kemi bërë padinë po presim që organet e rendit të veprojnë sa më shpejt”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Skenderaj partitë e koalicionit PAN janë pajtuar që të mos përfillen rregullat gjatë votimit.

“Në Skenderaj është arrit një marrëveshje që të votohet pa asnjë verifikim dhe të mos ndjekin rregullat zgjedhore, ne jemi në tentativë me e tërheq komisionerët tanë, aty nuk po lejohet me shënua se çka po ndodh në Vojnik të Skenderajt” ka thënë Sediu teksa ka bërë thirrje për të votuar.

Sejdiu ka thënë se vullneti qytetarëve për ndryshim po e tejkalon pritshmërinë e tyre.

Të ngjashme