Sejdiu: PDK-AAK-Nisma po i ikin përballjes me Vetëvendosjen

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 16:59 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë dhe të shohin në debate ata që pretendojnë të udhëheqin në këtë vend.

Ai ka theksuar se koha deri te zgjedhjet është e shkurtë dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma s’ka program, as vullnet t’i shpalosë ato, por ikin nga përballja me Vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.

“Cili është kuptimi i vendimit të Haradinajt? Po të ishte vendimi i KPM-së për të mos marrë pjesë në asnjë debat, ata pse po marrin pjesë në debate të tjera. Si duket PDK-ja, si zakonisht Kadri Veseli prej një hije mundohet të menaxhoj situatën dhe nuk duhet ta përdor z. Haradinaj për t’i ikur situatës”, tha ai.

Sejdiu theksoi se e drejta qytetarit për të kuptuar dhe të zgjedhë alternativat është e drejtë themelore.

“Koalicioni i mesnatës, ikja nga ballafaqimi me Vetëvendosjen po i ikën përballjes me Albin Kurtin. Ballafaqim programesh dhe idesh ne i bëjmë që moti, është e qartë që program i VV-së është e vetmja alternativë për të quar Kosovën përpara. Ne si VV, por edhe Albini jemi shumë të interesuar që të mos mungoj debate për idenë për qeverisjen e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

“Po shihet qartë që veç një njeri është i gatshëm që të ballafaqohet, dhe ky është Albin Kurti. Ne jemi të gatshëm që çdo ditë të ballafaqohemi, dhe ju lus që ju media të bëni presion që të mos përfillet vendimi i KPM-së”, tha Sejdiu.

Të ngjashme