Selimi kërkon nga qeveria të rregullohen varrezat e dëshmorëve

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 10:48 | Nga Kaltrina Zymberi

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që t’i ndërtoj varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac, pasi ato ende nuk janë rregulluar.

“Sot është data 14 dhjetor përvjetori i 19 i rënies se komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve tjerë që kanë rënë në kufirin e padrejtë mes shqiptarëve në Gorozhup në vitin 1998. Por si shumë prej jush familjet e dëshmorëve akoma edhe sot lulet për familjarët e tyre, bashkëluftëtarëve të tyre lulet i hedhin mbi dhe pasi varrezat nuk janë rregulluar. Siç ju e dini me 14 dhjetor 1998 ishin 141 luftëtarë që ishin nisur të sjellin armë kurse 41 kanë rënë aty”.

“Kurse në ndërkohë në fshatin Polac në një lëndinë në rrethana lufte janë varrosur këta dëshmorë dhe pastaj edhe dëshmorë tjerë janë 128 varreza të gjitha të parregulluara. Varrezat atje kanë vetëm nga një shenj druri ku në ato shenja shumica e emrave nuk lexohen më. Unë e di që ka pasur probleme rreth menaxhimit të kësaj teme. Kërkoj nga kryeministri një angazhim personal për këtë temë, duke ditur se edhe e ndjën, që të marrë angazhimin për rregullimin e varrezave”, theksoi Selimi.

Të ngjashme