Selimi: Qeveria të ndërpres menjëherë dialogun me Serbinë

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit e Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është i nevojshëm, por nuk e sjell heqjen automatike të fletarresteve të Serbisë.

Selimi veç tjerash ka kërkuar që duke iu referuar sjelljeve të fundit të Serbisë, të bëhet ndërprerja e menjëhershme e negociatave në mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.

Sipas deputetit Rexhep Selimi po të ishte Ramush Haradinaj pjesë e delegacionit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Franca nuk do të bënte arrestimin e tij.

”Ne Opozitës mund të na mbetet hatri në Francën, por juve do t’ju mbetet hatri më shumë me Serbinë sepse më shumë keni pasur muhabet me të. Keni pasur mundësinë që ta ndihmoni vendin e po ashtu Haradinajn në këtë rast sepse rasti i njëjtë atij po i përsëritet. Nëse keni ardhur këtu ta vajtojmë faktin se Haradinaj gjendet i arrestuar në Francë, atëherë ne nuk i ndihmojmë asgjë”, ka thënë ai.

”Edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë. Ne nuk kërkojmë që Serbia të na amnistoj. Nuk kam nevojë për amnistimin e Serbisë. Nëse ne reagojmë ndaj kësaj mos ta merr ajo se ne po kërkojmë amnistim, ne kërkojmë mbrojtje nga shteti ynë. Nuk mund të bëj diçka Parisi pa e bërë Qeveria e Kosovës vet për rrethana të qytetarëve të saj”.

”Ne e dimë që është shumë e rëndësishme anëtarësimi në Interpol, por një gjë e tillë nuk e bën heqjen automatike të fletarresteve të Serbisë. Ne duhet të mos pranojmë asnjë lloj flet-arresti të Serbisë sepse nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka të drejtë të bëj diçka të tillë”, tha ai.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme