Selimi: Thaçi rrezikoi pozicionin me aleatët ndërkombëtarë

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 12:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë deklarimit në Kuvend jashtë pikave të rendit të ditës për transformimin e FSK në ushtri, përsëriti se presidenti me “aventurat e tij” ka vënë në rrezik të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Po ashtu ai tha se me veprimet e tij, presidenti vuri në rrezik edhe pozicionin e Kosovës karshi Bashkësisë Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Ai ka vënë në rrezik edhe pozicionin me aleatët tonë ndërkombëtarë. Sikurse Kosova të kishte ushtrinë kjo do të ishte garance për vendin. Për krejt këtë ne e bëjmë përgjegjës një njeri që rri atje në zyrën presidenciale e që është Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Selimi tha se presidenti Thaçi ka tërhequr projektligjin për FSK-në për t’i hapur rrugë kësaj teme në Bruksel.

Të ngjashme