Selmanaj: Çka fshihet pas marrëveshjes Haradinaj-Srpska?

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 13:44 | Nga

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se beson shumë që ka një marrëveshje politike mes kryemininistrit Haradinaj dhe Listës Serbe, në mënyrë që ata ta jepnim votën e tyre për të.

Ai ka thënë se para pesë-gjashtë muajve kanë qenë Vuçiq, Daçiq e Gjuriq e të tjerët që kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi pas ndalimit në Francë.

“Kemi shumë pyetje për Haradinaj, dilema jonë më e madhe është se çka fshihet pas marrëveshjen me Listën Serbe”.

“Para pesë gjatë muajve Vuçiq, Daçiq e Gjuriq kërkonin ekstradimin e Haradinajt, e pse tash e votuan. Nuk e besoj se kjo është arritur pa ndonjë marrëveshje politike”.

“Nuk them se Haradinaj bën tradhti kombëtare, por që marrëveshjet e arritur mund të shkaktojnë dëme të mëdha për Kosovën”, ka shtuar ai para gazetarëve.

Sipas tij Qeveria Haradinaj është e para që varet direkt nga Lista Serbe dhe Beogradi.

“Fatin e vendit tonë nuk guxoja ta lëmë në duar e presidentit të një vendi fqinj”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme