Selmanaj: LDK-ja nuk do të ketë asnjë komunikim me PDK-në

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 12:48 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i ri i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot se Kosovës i duhet një qeveri stabile e cila në asnjë variant nuk do të varej nga kryeministrat ose presidentët e vendeve të rajonit.

Ai po ashtu ka thënë se LDK-ja nuk do të jetë në asnjë mënyrë në një qeveri ku është edhe PDK-ja dhe se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është që të mos ketë asnjë komunikim me PDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Është banalizua çështja e numrave. Kam mendua që kur bëhet fjalë për numra kam mendua që po flasin për numra të telefonit numra të këpucëve por jo për njerëzit. Pres që të konstituojmë kuvendin dhe të zgjedhim organet e saj” ka thënë ai.

“Ne duhet parë rolin e deputetëve në kontekstin e besimit. A e ka koalicioni PAN besimin e votuesve dhe të deputetëve të Kosovës. Nuk jam i sigurt që ata e kanë por mbetet të shihet. Ne po presim të krijohet mundësia kushtetuese që ka koalicioni PAN. Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është që në asnjë variant të mos kemi asnjë komunikim bile aty ku është PDK-ja”, ka thënë ai.

Këto deklarata Selmanaj i bëri  pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme