Selmanaj: Vota e qytetarit do t’i ndëshkojë shkelësit e ligjit

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga LDK-ja Driton Selmanaj ka mbajtur konferencë për medie në Shtabin Zgjedhor të këtij subjekti.

Ai ka thënë se koalicioni i panikut kulmoi duke shpërfaqur frikën dhe panikun që i ka kapluar që nga 17 maji dhe assesi nuk po arrijnë ta kalojnë, madje duke provuar që ta përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve vetëm pak orë pas fillimit të procesit të votimit.
“Jemi të vetëdijshëm se vota e qytetarit do t’i ndëshkojë ashpër shkelësit e ligjit këta të fundit nuk zgjedhin mjete për të shkaktuar pasiguri, huti dhe panik te qytetarët”, tha ai.

Për shkeljen e ligjit zgjedhor nga PAN-i, ai ka thënë se kanë vendosur t’i drejtohen institucioneve për të marrë masat e duhura konform ligjit dhe rregullave zgjedhore.

Selmanaj është shprehur duke thënë se garantojnë se fitorja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj.

Të ngjashme