Senatori McCain do të nderohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 17:45 | Nga

Senatori amerikan, John McCain, do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare dyditëshe në Kosovë. McCain do të ketë takime me krerët institucionalë të Kosovës.

McCain fillimisht do të pritet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, nga ora 13:45.

Ndërsa nga ora 14:30, Kuvendi do të mbajë një seancë solemne, ku senatori amerikan do t’iu adresohet deputetëve.

Më pas, McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Vizita e senatorit amerikan përmbyllet me një takim me presidentin Hashim Thaçi, i cili edhe do ta ndajë një dekoratë për mysafirin nga SHBA-ja.

Senatori amerikan sot ka qëndruar në Mal të Zi, ndërsa më herët ka vizituar edhe Serbinë dhe Bosnjën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme