Serbët nuk kthehen në institucione pa Asociacionin

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 10:01 | Nga

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se për RTV Kim “për mua është absurde të mos shkojë në punë e të marrë një pagë”.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se nuk ka kthim në institucioneve pa dekretin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai ka shtuar se megjithatë është bërë kompromis për këtë çështje, që përfaqësuesit serbë të shkojnë në punë, por mos të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Sipas tij, vendimi për “ngrirje të pjesëmarrjes” është mesazh për partnerët e koalicionit “se dëshirojnë të punojnë së bashku në zgjedhjen e të gjitha problemeve, e jo të jenë vetëm të pranishëm në institucioneve pa bërë gjë”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme