Serbët thyen rekorde të daljes në zgjedhje

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 15:28 | Nga

Komunat me shumicë serbe të Kosovës po shënojnë përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje.
45,60% e qytetarëve në Shterpcë kanë ushtruar të drejtën për të votuar deri në ora 15:00, sipas të dhënave zyrtare të KQZ’së.

Kjo komunë, radhitet e para me përqindje për dalje deri me tash në votime të 11 qershorit. Pas saj radhitet Zubin Potoku me 41,31%.

38,56% dhe 37,52% e votuesve kanë dalë në zgjedhje në Ranielug, gjegjësisht Partesh. Ndërsa në Leposaviq përqindja ka shkuar në 35,56%, shkruan Gazeta Express.

Në Mitrovicë të Veriut, sipas KQZ’së, deri në ora 15:00 kanë votuar 23,88% e atyre që kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës.

Në nivel vendi, pjesëmarrja në votime ka shkuar në 27,65%, që i bie 347 mijë e 822 votues nga 1 milion e 872 mijë 941 persona me të drejtë vote.

Vendvotimet në të gjithë vendit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme