Serbia e shqetësuar për lidhjet e Veselit me Amerikën (Foto)

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:56 | Nga

Mediat në Serbi i kanë dhënë jehonë të madhe ditëve të fundit vizitës së delegacionit amerikan nga shteti i Iowas në Kosovë, e në veçanti fjalimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli si dhe medaljen e lartë ushtarake që gjenerali amerikan i dha Veselit gjatë takimit në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta serbe “Nin” e ka bërë lajm kryesor dhe e ka vendosur në faqet e saj si deklaratë të javës, atë që Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka thënë në fjalimin e tij para delegacionit të lartë amerikan që vizitoi Kosovën.

“Zoti e bekoftë Amerikën, Iowan dhe Kosovën”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli, pasi e ka pranuar medaljen më të lartë ushtarake nga forcat ajrore të shtetit amerikan Iowa.

Kjo gazetë po ashtu ka shkruar për takimin që kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump.

Gjatë takimit me delegacionin amerikan, Veseli ka thënë se lidhjet e popullit të Kosovës me popullin amerikan dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës janë lidhje të veçanta dhe do të jenë të përhershme.

Ai ka falënderuar SHBA-të dhe Iowan për ndihmën e vazhdueshme që kanë bërë për Kosovën në gjitha fushat e në veçanti për ngritjen e kapaciteteve ushtarake për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme