Serbia ka kërkuar që edhe Shqipëria të përfshihet në dialog, zbulon Haziri

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 21:41 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Kosovë dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haziri ka treguar se tani qëndrimi i LDK’së po ashtu ka ndryshuar, LDK nuk do të merrë pjesë në dialogun me Serbinë nëse vendi nuk do të shkojë në zgjedhje.

“Formula e jonë e LDK’së do të jetë zgjedhje para dialogut, nëse kjo agjendë politike ecë kështu LDK mbetet jashtë procesit të dialogut””
Haziri ka treguar se bisedimet i garanton SHBA’ja dhe se BE’ja nuk ka pranuar që Rusia të jetë e përfshirë në këtë proces. Po ashtu ai ka treguar se pala serbe ka kërkuar që në bisedime të përfshihet edhe Shqipëria.

“Kemi kërkesën tjetër se Nisma dëshiron që lideri i tyre të udhëheqë dialogun, po ashtu e ki Vetvëndosjen, duhet të i qartësojmë këto, kujtojmë se bisedimet udhëheqet nga BE’ja, pra Mogerini, bisedimet i garanton dhe i mbështët SHBA’ja, sepse ata në qdo round të bisedimeve ata duhet patjetër te jenë në Brukesl”, tha Haziri.

“BE nuk ka pranur që Rusia të jetë në bisedime, por është përmendur që nëprmjet një emisari të kancelarës Merkel të jetë një lokomotiv në këtë proces, po ashtu ka qenë edhe që Shqipëria të jetë në këtë proces, këtë e ka kërkuar Serbia”, tha Haziri.

Haziri ka thënë se ka qenë i ftuar në disa tryeza me përcaktim të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.

“Këto javët e fundit, kemi qenë në disa tavolina për dialogun me Serbinë, ku kemi edhe tryezën e organizuar për këtë punë, po ashtu edhe ka qenë tryeza e dytë e organizuar për liderët për këtë qështje, ku nga Isa Mustafa kam qenë i përcaktum unë të marrë pjesë në këtë tryeze”, tha Haziri.

Ai po ashtu ka zbuluar se janë mbajtur edhe takime me dyer të mbyllura nga partitë politike në Kosovë në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Disa takime kanë qenë edhe me dyer të mbyllura, por nuk kemi marrë ndonjë vendim me partitë politike”, tha Haziri.

Haziri po ashtu ka treguar se ka mospajtime mes partive politike se kush duhet të udhëheqë procesi e dialogut me Serbinë, ai ka fajësuar Kuvendin për këtë gjë, pasi sipas tij është Kuvendi ai që përcakton kush duhet të udhëheq procesin e dialogut pasi kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar.

“Natyrisht se disa parti politike kanë probleme me udhëqësin e këtij procesi, NISMA ka pasur hezitime edhe disa parti politike, ky anashkalim i Kuvendit, ky kuvend nuk ka vetëm mungesë të forumit, por është duke u menaxhu shumë keq, kjo mënyrë është e qëllimshmë, ka mbet vetëm presidenca për tu marrë me këto punë”, tha Haziri.

Haziri po ashtu ka treguar se LDK është e pajtimit se emri duhet të sillet në Kuvend dhe të votohet se kush duhet të jetë në krye të dialogut.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, qëndron në ruajtje të Institucioneve të shtetit, ne nuk kemi bisedu për emra, kemi thënë sjellni në Kuvend emrin, formati e përcakton që presidenti, ne e kemi përkrah edhe më herët, ajo që ka të bëjë me lakimin emrit tim është për shkak të zgjedhjeve brenda partiake” tha Haziri në RTV Dukagjini.

Të ngjashme