Serbia kërkon ndihmën ndërkombëtare që të ndalojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 16:04 | Nga
Marko Gjuriq ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar, në mënyrë që Ushtria e Kosovës të mos krijohet.
 Ai këtë e ka cilësuar si përshkallëzim të rrezikshëm të situatës dhe marrëdhënieve politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net

“Ne kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të ndalojë menjëherë ktë përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve politike”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve.

Projekt-ligji për transformimin e FSK-së në Ushtri, i është dorëzuar sot Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe nesër në mbledhjen e Kryesisë do të vendoset se kur do të mbahet seanca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme