Serbia kërkon ekstradim urgjent të Ramush Haradinajt në Serbi.
Kështu ka thënë sot pas mbledhjes së Qeverisë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq pas mbledhjes së Qeverisë e thirrur me temën për Haradinajn.
Gjuriq tha se Serbia do të vazhdojë me ndjekje penale për të gjithë të akuzuarit pa marrë parasysh përkatësinë nacionale.
Ai i ka ftuar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet tjera që të respektojnë të drejtat ndërkombëtare dhe fletarrestet e Interpolit dhe mos të sjellin vendime politike.
Gjuriq tha se Serbia nuk e pranon drejtësinë ku njerëzit që kanë vrarë civilë të pafajshëm mbeten pa u ndëshkuar qoftë ata serbë ose të nacionaliteteve tjera, sikurse ato që ka bërë Ramush Haradinaj dhe grupi i tij kriminal.