Serbia kundër pavarësisë së Kosovës në “kufijtë që i imponohen”

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i kryetarit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar sot se çështja e Kosovës është problemi më i vështirë dhe më i rëndësishëm me zgjidhjen e të cilit Serbi nuk guxon të presë më sado që, ka thënë ai, shanset për zgjidhjen e tij, janë vetëm 5 për qind,transmeton Koha.net.

Selakoviq, duke folur për RTS –në, ka theksuar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpiqet për zgjidhjen, me të cilën në të ardhmen do të evitoheshin luftërat.

Duke përkujtuar ndarjen si mundësi e zgjidhjes, ai ka thënë se për ndarje ka folur edhe Dobriza Qosiq dhe se kjo, sipas tij, dëshmon se sa i kahershëm, serioz dhe i komplikuar është ky problem të cilin Serbia s’e k zgjidhur edhe kur ka qenë më e fortë.

Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që Vuçiqi flet për kufizim ndërsa, sipas tij, “krahinën jugore serbe” gjysma e botës e shikon ndryshe nga gjysma tjetër.

“Shanset janë që 95 për qind të mos ketë zgjidhje, ndërsa në 5 përqindëshin e mbetur për zgjidhje Vuçiq del me gatishmërinë që zgjidhja të arrihet”, tha Selakoviq.

Duke komentuar reagimin disa vendeve perëndimore që mendojnë se ndarja e Kosovës mund të shkaktojë problem, Selakoviqi thotë se “problemi është se Vuçiq s’e njeh pavarësinë e Kosovës në kufijtë që i imponohen”.

Selakoviq ka thënë se, duke pritur për më vonë zgjidhjen, do të rrezikohet ekonomia e Serbisë dhe se ka ikur periudha kur koha kishte punuar për Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme