Serbia në qershor me propozimin për Kosovën

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në muajin qershor do të bëjë publik propozimin për atë që mediet serbe dhe zyrtarë nga Beogradi e quajnë “zgjidhje e çështjes së Kosovës”.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazeta “danas”, duke u thirrur, siç thotë, në burime të përfaqësuesve të qarqeve diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, propozimi i Beogradit është shtyrë për shkak të agjendës së ngarkuar të kryetarit serb.

“Vuçiq ka program shumë të ngjeshur këtë muaj. Këtë javë ai shkon në Gjermani, pastaj merr pjesë në samitin e vendeve BE – Ballkani Perëndimor në Sofje, në fund të muajit shkon për vizitë në Azerbajxhan dhe në Francë”, citohen këto burime.

Vuçiqi përsërit vazhdimisht “zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi që do ta kënaqte edhe Serbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme