“Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën në BE”

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 08:44 | Nga

Që nga fillimi ishte e qartë se në fund të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të arrihet një lloj marrëveshje e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar analisti gjerman Bodo Weber, duke theksuar se, edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë të njohura, korniza është e qartë – të dyja palët duhet të angazhohen që të mos bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së.

“Duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE se Kosova, kjo në radhë të parë do të thotë se Serbia do të duhet të angazhohet të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në BE. Ky është një skenar sipas të cilit Serbia do të bashkohet me BE-në si një anëtare me të drejta të plota Bashkimit, prandaj, ajo nuk do të jetë në gjendje për të ndryshuar politikën dhe ndalon hyrjen e Kosovës në BE sa më shpejt që Kosova i plotëson kushtet për këtë “, ka thënë më tutje ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Weber, “në parim nuk është asgjë e habitshme”, që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi gjatë ditës së djeshme opinionin e brendshëm se Serbia, para se t`i bashkohet BE-së, duhet që, në mesin e kushteve të tjera, të nënshkruajë një dokument ligjërisht detyrues për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme