Serbia i reagon Kurtit: S’do ta realizoni ëndrrën për bashkim me Shqipërinë

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 19:54 | Nga

Deklarata e kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti se do të punojë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen nuk i ka ikur Serbisë.

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes duke deklaruar se Kurti kurrë nuk do ta realizojë këtë ëndërr, pasi kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë, transmeton lajmi.net.

“Kjo është e pamundur, pasi Kosova është pjesë e Serbisë. Nëse Kurti e realizon këtë, atëherë ai është dikush që mund të jetë alternativë e arsyeshme për të ashtuquajturin koalicion i luftës, sepse nëse dikush kërkon ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai është promotor i konfliktit”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Në reagim theksohet se ndryshimet kufitare do të mund ta kthenin rajonin në një gjendje të konfliktit.

Zyra për Kosovën në Serbi tutje ka bërë të ditur se do të vazhdojnë ta përkrahin Listën Serbe, pasi sipas tyre vetëm ajo mund ta ruajë paqen e serbëve në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme