Serbia thotë se ka 30 dëshmitarë të rinj kundër Haradinajt

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 22:48 | Nga

Serbia po do ta ekstradojë Ramush Haradinajn në Beograd, prandaj kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, vetëm një ditë pasi ish-kryeministri kosovar u lirua me kusht në Francë.

Është ministrja e drejtësisë, Nella Kuburoviq, ajo që i tha shefit të saj, se Parisit i ka dorëzuar një aktakuzë të zgjeruar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, tashmë janë siguruar edhe 30 dëshmitarë të rinj për krimet, që i ngarkohen Haradinajt.

Kurse drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se Beogradi nuk e pranon lirimin eventual të Haradinajt nga Franca.

Duke pohuar se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë dyjavëshe, Gjuriq i tërhoqi vërejtjen Francës dhe vendeve të tjera që nëse nuk përfillin urdhërarrestin për Haradinajn, as Serbia nuk do t’i zbatojë kërkesat e tyre në Interpol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme