Shala: Shpend Ahmeti përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 14:27 | Nga

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit duke thënë se është “kryetari i vetëm që përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq vetë”.

Sipas Shalës ai u mor me organizmin e protestave të dhunshme, të cilat sipas tij rezultuan deri në rrënimin e shtetit.

Postimi i plotë i Shalës:

Duke ndjekur Shpendin në “Personale” u pa edhe një herë se Kryeqytetin e udhëheq kryetari Shpend Ahmeti. Është kryetari i vetëm që përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq vetë.

Është kryetari që i bëri hyxhym shtetit nga zyrat e kryeqytetit të shndërruara herë-herë në zyra të VV, të cilat nuk u morën me kryeqytetin, por me organizimin e protestave të dhunshme deri në përpjekjen e rrënimit të shtetit.
Ndërsa vizioni u rrënua me dorëheqjen e 7 drejtorëve nga 11 sish të ekipit të VV në Prishtinë, Investimet më të mëdha politike në kryeqytet u orientuan në propagandën mashtruese ndaj qytetarëve.

U pa se keqqeverisja në kryeqytet nga udhëheqësia aktuale e Prishtinës nuk është nga shkaku i vizionit për zhvillimin, por nga shkaku i mënyrës së realizimit të atij vizioni me konceptet e VV. Prishtinës, për këto 3 vite, i mungoi zhvillimi sipas trendëve të rritjes së investimeve kapitale dhe realizimit buxhetor, sipas planifikimit.

Raportet buxhetore të deritanishme shënojnë rënien më të madhe në 10 vitet e fundit. Prishtina me këtë udhëheqje po i humb 30 milion euro projekte nga buxheti i saj dhe miliona euro nga donatorët nga shkaku i mungesës së performancës për qeverisje, siç ishte projekti me DEMOS-in.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme