ShBA-ja ia lëshon vizën Haradinajt

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 21:36 | Nga

Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për më shumë se një javë po qëndron në Francë, pas ndalimit nga policia e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë aprovuar kërkesën për vizë.

“Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”, ka njoftuar bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, në Facebook.

Haradinaj është ftuar që të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, që mbahet më 20 janar.

Por, Haradinaj me gjasë nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Franca, derisa gjykata e këtushme të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Kjo procedurë, sipas avokatëve, mund të marrë deri në 40 ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme