Sherifi pret fitore edhe më bindëse sesa Exit Polli

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 21:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, thotë se procesi i numërimit të votave do të përfundojë qysh është më së miri.

Sherifi gjatë një konference për media ka theksuar se nuk do të kenë probleme për formimin e qeverisë.

Rezultatet e Exit Pollit i ka konsideruar si një instrument, por jo edhe gjithmonë që tregojnë rezultatin përfundimtar.

“Përgëzoj qytetarët për kulturën e treguar. Si Nismë jemi të përqendruar që edhe procesi i numërimit të përfundojë më së miri. Exit Polli është një instrument, por jo gjithmonë e tregojnë rezultatin përfundimtar. Presim qe fitorja të jetë shumë më bindëse sesa rezultati i Exit Polli”, është shprehur Sherifi.

“Ne nuk do të kemi probleme në formimin e qeverisë. Presim që edhe deputetët e mundshëm nga Alternativa dhe AKR të jenë të gatshëm për bashkëpunim”, ka përfunduar Sherifi.

Të ngjashme