Shpend Ahmeti fton Isa Mustafën në debat

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 14:42 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar në debat, jo kundër-kandidatin e tij nga LDK, Arban Abrashin, por kryetarin e Abrashit në parti, Isa Mustafën.

Meqenëse Abrashi ka probleme shëndetësore me dhëmbë dhe nuk po del në debate, po ju ftoj në debat një me një, ku flasim për secilën prej atyre dosjeve, për kompanitë e ndryshme që na i latë objektet me probleme ende pa u përfunduar, për Ligjin për Prishtinën e për Pallatin e Rinisë e plotë tema tjera”, shkruan Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, duke ia përmendur përsëri Mustafës 70 dosjet e dërguara në gjykatë.

“Merreni edhe Agimin, Halimin e Shefkiun. Se ashtu ashtu ju jeni qata që po doni me u kthy”.

“E kaluara juaj nuk bën të kthehet asnjëherë në Prishtinë, kjo është e qartë tash”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme