Shpend Ahmeti tregon pse nuk foli deri tani për përçarjen në Vetëvendosje

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 23:00 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet në Vetëvendosje, duket treguar se po mundohet ta mbajë bashkë organizatën.

A i ka treguar edhe arsyet pse s’ka folur deri tani për përçarjet në Lëvizje. Ai tha se nuk e ka konsideruar veten si palë, për t’u marrë me këtë,

“Unë s’kam dashtë me folë për këtë punë, për asye se nuk e kam konsideruar veten palë për t’u marrë me këtë çështje. Çdo fjalë po matet me vagë të argjendarisë. Derisa filluan se dhe heshtja është anim,”, u shpreh Ahmeti në RTV Dukagjini.

Ndërsa i pyetur se a po shihet nga disa aktivistë si organizator i gjith kësaj, ai u përgjigj:

“Nuk besoj që ka të tillë që më shohin mua si organizator. Unë dalloj prej shumë të tjeve në Kryesi. Mendoj që është mospajtim i thellë, mbi atë se si ka funksionuar Vetëvendosje dhe si do funksionojë”.

Ahmeti tha se është duke u angazhuar për ta mbajtur bashkë organizatën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme