Shpenzimet milionëshe për armatën e zëvendësministrave

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 08:21 | Nga

Qeveria Haradinaj i është afruar shifrës prej 60 zëvendësministrave të emëruar, duke shënuar kështu rekord në historinë e qeverive të Kosovës.

Nëse shkohet deri në limitet e vëna, shpenzimet vjetore të një zëvendësministri arrijnë deri 69 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fryrja e kabinetit ka bërë që të rritet edhe numri i këshilltarëve politikë.

Për shoqërinë civile, kjo strukturë e Qeverisë është barrë për buxhetin dhe vështirë e menaxhueshme.

Të ngjashme