Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën, më 15 janar 2018, do të mbahet të mërkurën, më 17 janar, në orën 11:00.

Kështu bën me dije përmes një njoftimi Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se të hënën Komisioni për Punë të Jashtme, të cilit i prin deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të diskutojë për demarkacionin për ta proceduar të njëjtin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme