Shtyhet seanca për dialogun, vazhdon të enjten

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 17:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca për të diskutuar rreth dialogut Kosovë- Serbi është shtyrë për të enjten në orën 10:00, në mungesë të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se shume deputetë janë jashtë vendit dhe në këto rrethana është e pamundur të merren vendime.

“Disa deputet kanë me udhëtuar dhe nuk munden me qenë prezent. Nëse jeni të enjten në ora 10 me mbajt seancë. Janë vetëm 56 deputetë dhe nuk mund të kemi vendimmarrje”, theksoi Veseli.

Seanca u shty me kërkesë të PSD’së, e cila kishte propozuar javën e shkuar që të diskutohet për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

“Çështja për të cilën ne kemi kërkuar të dialogojmë, është shumë e rëndësishme dhe, në mungesë të deputeteve, ne propozojmë që seanca të vazhdojë ditëve të ardhshme dhe çështja e dialogut të diskutohet kur janë të pranishëm deputetet dhe kabineti qeveritar, tha deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina.

Të ngjashme