Shtyhet vizita e Pacollit në Suedi, shkak kushtet atmosferike

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 15:21 | Nga

Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Siç bën të ditur zyra e kryediplomatit kosovar, kjo vizitë ku ishin paraparë takime të Pacollit me homologen e tij suedeze, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi e shefit të diplomacisë kosovare ishte planifikuar të zhvillohej në kuadër të turneut diplomatik të tij në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme