Shumë zyrtarë të Kosovës kanë pasuri jashtë vendit

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 10:04 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu, tha se kanë një bashkëpunim të mirë me Agjencinë e Kundërkorrupsionit, por kërkoi më shumë punë nga ky institucion.

“Pres nga qeveria të realizojë të gjitha zotimet e marra nga takimet ndërkombëtare. Në emër të komisionit kërkoj nga agjencia të vazhdojë punën kundërkorrupsonit. Me miratimin e Ligjit për parandalimin e konflikit të interesit, e vetmja çështje që nuk është trajtuar është vendi i punës për zyrtarët publik. Kemi zyrtar që mbajnë një, dy apo tre vende pune,” shprehë shqetësimin Haxhiu.

LEXO Edhe: Thaçi: UÇK-ja s’ka pasë më shumë se 15 mijë ushtarë, të hetohet ky mashtrim pa kërcënime

“Jemi në pritje edhe të Projektligjit për Agjencinë e Kundërkorrupsionit dhe deklarimin e pasurisë. Këto fuqizojnë rolin e agjencisë. Agjencia do të ketë përkrahje për zbatimin e praktikës së Koresë Jugore. Shpreh përkrahjen në anëtarësimin e mekanizmave ndërkombëtar.”

Haxhiu tha se problematike është mungesa e informacioneve për pasurinë jashtë vendit te zyrtarëve publik.

“Ka shumë zyrtar në Kosovë që mendohet se kanë pasuri jashtë vendit, por si mungesë e bashkëpunimit të agjencive si motra nuk kemi informacion”.

 

Të ngjashme