Simiq përqesh kundërshtarët, Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 13:06 | Nga

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputet nga kjo listë në Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se ata janë opsioni më i fortë i serbëve të Kosovës karshi të tjerëve që i ka quajtur “labil”, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj Simiq i përcjellë nga një numër i madh i kryetarëve të komunave me shumicë serbe sidomos nga veriu, gjatë deklarimit Kosovës iu ka referuar gjithnjë si “Kosovë e Metohi”.

Ai ka refuzuar të komentojë deklaratën e  të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i cili ka thënë se  nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme