S’ka kuorum, dështon mbledhja e komisionit për Buxhet

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa. Komisioni kishe në plan të diskutonte rekomandimet e grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Trustit, Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Komisioni po ashtu kishte në rend dite për shqyrtim Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dhe shqyrtimin e Projektligjit për Pajisjet nën Presion dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Gjithashtu edhe raportin me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Komisioni ka vendosur që mbledhja me pikat e njëjta të mbahet nesër në orën 11.

Të ngjashme