S’ka shpresë për heqjen e vizave këtë vit

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 08:30 | Nga

Pas ratifikimit të Demarkacionit më 21 mars të këtij viti liderët kosovarë nisën t’i uronin qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave. Kjo pasi me miratimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi liberalizimi i vizave shihej si “punë e kryer”.

Por, ky proces nuk pritet të finalizohet as gjatë këtij viti. Komisioni Evropian (KE) nuk ka publikuar ende rekomandimin për përmbushjen e kriterit të fundit lidhur me vizat, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë të ndodhte në fund të muajit të shkuar.

Madje Komisioni për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian tashmë ka hequr nga rendi i ditës këtë pikë, ku parashihej të votohej rekomandimi i dalë nga KE-ja. Kjo pasi që KE-ja ka shtyrë publikimin e rekomandimit për liberalizim për Kosovën, shkruan “Zeri”.

Një vendim i tillë sipas ekspertëve të procesit të integrimit shuan shpresat që liberalizimi të ndodhë këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme