Kryesia mblidhet në mbrëmje, vendos për seancën e 30 nëntorit

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 22:23 | Nga

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka treguar për arsyen pse u dashtë të mbahet sonte kjo mbledhje.

Seanca është caktuar për 13 ditë më pas.

“Takimi ka qenë një mbledhje e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, në fakt ka qenë më tepër çështje teknike për përcaktimin e një seancë parlamentare, e cila do të jetë më datën 30 nëntor. E kemi lënë për këtë datë për vet faktin se një pjesë e madhe e Kryesisë të Kuvendit, por po ashtu edhe të deputetëve, do të mungojnë dhe për të mos humbur një sesion parlamentar, atëherë e kemi vendosur sonte në orët e vonshme ta mbajmë këtë mbledhje”, tha Veseli pas takimit.

Sonte mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti për të parë nëse do të jenë pjesë e kësaj mbledhje. Dërguti ka thënë se ende nuk kanë vendosur.

“Ende nuk kemi vendosur, të shohim”, u shpreh ajo. Kjo mbledhje është vendosur pak më parë që të mbahet në këto orë të vona dhe si pika të rendit të ditës janë 19 ndërkaq 17 tjera janë nga shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme