Statovci-Demaj vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 13:04 | Nga

Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkëkryesoi takimin e parë të Nënkomitetit të Tregut të Brendshëm, Konsumatorit dhe Mbrojtjes të Shëndetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe do të takohet me përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të BE-së.

Zëvendësministrja do të takohet edhe me Eurodeputët,  Elmar Brok dhe Tanja Fajon, raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, David Cullen dhe Mary Teresa Moran.

Gjatë këtyre takimeve Statovci-Demaj me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së. Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i perspektivës evropiane të vendit.

Të ngjashme