Stavileci flet për kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 11:26 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës është në fazën finale të përcaktimit të kandidatëve të saj për kryetarë komunash.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë për lajmi.net se nesër ose pasnesër do të përfundojnë me përcaktimin e kandidatëve me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën më të ngjeshur dhe përfundimtare të përcaktimeve finale. Nesër ose pasnesër përfundojmë”, ka deklaruar Stavileci.

Përndryshe zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë do të mbahen më 22 tetor, ndërsa fushata elektorale do të zgjasë një muaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme