Stavileci: Qytetarët po e votojnë Fillimin e Ri

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 12:17 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin zgjedhor deri në orën 11, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi të sigurtë që votuesit sot do të zgjedhin një Fillim të Ri. Të gjitha indikacionet tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme masive të koalicionit PDK -AAK – Nisma. Po shohim një dalje shumë të lartë në zona të rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe partnerët e koalicionit. Ne presim që ky trend të vazhdojë”, ka thënë ai.

“Ne kemi parë raporte të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë konkretisht Marko Gjuriq i cili u përpoq të ndikojë në procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe për mijëra serbë që janë nisur nga Serbia për në pjesën veriore të vendit ku pretendojnë të votojnë. Ne duhet të tregojmë forcë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Serbisë për të ndikuar në zgjedhjet tona”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme