Stavileci: Shpend Ahmeti e ka paguar biletën me para të taksapaguesve

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 13:05 | Nga

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomi, Blerand Stavileci, ka komentuar ndalimin e kryetarit tw Prishtinës, Shpend Ahmetit në aeroportin e Milanos.

Stavileci thotë se Ahmeti edhe biletën e ka paguar me para të qytetarëve. Këtë situatë Stavileci e ka krahasuar me momentin kur Ahmeti ishte fotografuar në një jaht luksoz në Mal të Zi, duke e akuzuar se kryetari i Prishtinës po mashtron dhe po gënjen.

Tutje Stavileci thotë se Ahmeti ka gënjyer për asryen e vërtetë të ndalimit të tij në Milano, sipas tij gënjeshtra nuk i ka zgjatur as 10 orë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kur do duhej të ishte në krye të detyrës, iku prej punës dhe e la Prishtinën si moçal kundërmues prej shiut. Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!

Pra, menjëherë e kanë vërejtur papërgjegjësinë e tij dhe një i papërgjegjshëm edhe mashtron e gënjen.

Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! – duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipërisë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra!

“Maltretimet e Shengenit”, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi.

Shpend Ahmeti në spanjisht po më thonë qenka Pajaro Lobo, me kuptim: Zog Ujku!

Zog po, por ky i joni vetëm harabel dhe i vonuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme