Suedia përkrah zhvillimin e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 15:00 | Nga

Ministrja për Dialog, Kosovës, Edita Tahiri, priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Gjatë këtij takimi, ministrja Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy shteteve, duke thënë se hapja e ambasadës së Suedisë në Kosovë është dëshmi shtesë në këtë pikëpamje dhe uroi ambasadorin Nilsson për misionin e tij historik si ambasadori i parë i Suedisë në shtetin e ri të Kosovës.

Në takim ministrja Tahiri foli për progresin e përgjithshëm të Kosovës dhe të gjitha angazhimet për reformat evropiane, duke thënë se orientimi euroatlantik i Kosovës po realizohet përmes përkushtimit tonë për të jetësuar vlerat perëndimore në vendin tonë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për të avancuar marrëdhëniet pozitive me shtetet fqinje dhe gjitha vendet në botë dhe shquhet si promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se këtë qasje të matur e dëshmuan edhe duke qenë të palëkundur në mbrojtje të sovranitetit përballë provokimeve destabilzuese që erdhën nga shteti fqinjë kohët e fundit.

Ndërkaq, Ambasadori Nilsson vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, duke konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e Suedisë për rrugën e Kosovës për t’u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike, BE-së, NATO-së dhe OKB-së.

“Ne do të vazhdojmë përkrahjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Ambasadori, duke shtuar se politikat e fqinjësisë së mirë në rajon janë në interes të gjitha vendeve të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme