Svarqa: Zgjedhjet e sotme do ta fuqizojnë demokracinë

Ferizaj | 11 Qer 2017 | 13:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svraqa, ka votuar dhe njëherit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të kryejnë obligimin qytetar, raporton Ekonomia Online.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar, në mënyrë që të behën pjesë rrjedhëse me pjesëmarrjen e tyre, me votimin e tyre dhe rezultateve të tyre. Do të fitojnë më të mirët, ata të cilët do ta fitojnë legjitimitetin për ta qeverisur Kosovën në katër vjetet e ardhshme..”, ka thënë Svarqa

“Apeloj që të realizohen zgjedhjet ashtu siç i ka hije Kosovës, në mënyrë të qetë dhe demokratike, sepse këto janë për të ardhmen e fëmijëve tanë, të gjeneratave të ardhshme…”, tha ai.

Të ngjashme