S’votohen rekomandimet nga interpelanca e kryeministrit për Termocentralin “Kosova e Re”

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 14:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë rekomandimet nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017, raporton Ekonomia Online.

U tentua dy herë të votohet por nuk kishte pjesëmarrje në votim, pasi që nuk janë harmonizuar rekomandimet.

Dje Kuvendi pas një kohe të gjatë ka diskutuar për disa orë rresht marrëveshjen, sipas kërkesës së GP i PSD-së.

Të ngjashme