Tahiri: Fundi i dialogut do të jetë njohja reciproke e dy shteteve

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 12:07 | Nga

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka thënë se asaj i është thënë ngado që ka shkuar se Serbia nuk do të pranohet në BE pa pranuar Kosovën si shtet. Ajo ka thënë se fundi i dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke mes shteteve.

“Fundi këtij dialogu do të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Sepse në takimet që kam zhvilluar nëpër Evropë dhe SHBA më është thënë hapur se nuk do të ketë pranim të Serbisë pa e njohur kjo e fundit Kosovën. Sepse Evropa dhe SHBA-të e dëshirojnë një Ballkan paqësorë”, ka thënë Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme