Tahiri: BE-ja është lodhur nga zgjerimi, por nuk ka paqe pa integrim të Ballkanit

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 12:49 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

BE po shpreh një lodhje në çështjen e zgjerimit. Por ne duhet të shpjegojmë se paqja dhe stabiliteti në Ballkan varet nga përshpejtimi i agjendës. Bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësia e mirë është më shumë në dorën tonë se faktorëve tjerë.

Kështu tha ministrja për Dialog Edita Tahiri, në Samitin dyditor të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, që po mbahet nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Në qoftë se do të thellojmë bashkëpunimet tona ma merr mendja që do të përçojmë mesazh BE-së që të përshpejtojë agjendën për Ballkanin. Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme të shteteve sepse ne e dimë që ne duhet të bëjmë reformat të luftojmë krimin korrupsionin brenda vendeve tona. Por në fakt në raportet rajonale ne nuk kemi bërë shumë”, tha jo.

Tahiri tha se marrëdhëniet Kosovë Serbi kanë arritur një normalizim të qëndrueshëm. Por kjo do të arrihej në një stabilitet final vetëm atëherë kur Serbia ta njeh Kosovën.

“Sidomos Rusia e cila ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon. Ne duhet të punojmë që ti tregojmë Rusisë që raporti jonë është euroatlantik. Ne na duhet më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit sidomos tash kur është ndërruar administrata në ShBA dhe ne kemi nevojë ende për mbrojtje nga ta sepse ishin ata që ndalën luftërat”.

“Kemi dalur nga luftërat por kemi vizion të qartë për ardhmërinë tonë me synime avro atlantike. Do të bënim më shumë nëse bashkimi evropian do të bënte një përshpejtim për integrimin e vendeve tona”, tha Tahiri.

Të ngjashme