Tahiri: Kosova ka konsensus për të ecur drejt BE-së, duhet te jemi produktiv në këtë rrugë

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 15:59 | Nga

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova ka konsensus për të ecur drejt Bashkimit Europian. Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë produktive në Bruksel për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se euro-entuzuazmi i shoqërisë kosovarë duhet të shërbejë si energji për ndjekjen e reformave.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë produktive në Bruksel, në rrugën për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

“Euro-entuziazmi i shoqërisë kosovare duhet të na shërbejë si energji për ndjekjen e reformave. Është tepër me rëndësi të jemi produktiv dhe në mënyrë strukturore dhe në detaje ta informojmë Brukselin dhe të tjerët lidhur me hapat teknik dhe politik që po i përmbush Kosova në raport me agjendën e reformave evropiane”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka treguar se gjatë vizitës së tij në Bruksel, në secilin takim si në Komision Evropian por edhe në takim në Zyrën e Kryeministrit Belg ka theksuar se në Kosovë ka koncensus të gjerë politik për procesin integrues, “njëherësh dialogu i hapur që kultivon Kosova me gjithë komunitetet në akomodim të plotë brenda institucioneve dhe shoqërisë. Kosova është dhe do të bëhet Evropë”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme