Tahiri-Krasniqit: Mos i fyej komandantët!

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 11:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka kundërshtuar fjalimin e deputeti të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili tha se komandantët nuk po kanë guxim të vijnë në seancë.

“Nuk kemi ardhur në Kuvend për të krijuar një urrejtje mes nesh. Mendoj se gjuha parlamentare është ndryshe”, tha deputeti i AKR-së.

“Komandantët kanë gjithmonë guxim. Po të mos ishin ata komandantë, as zoti Mikullovci nuk do ta fliste gjuhën shqipe në parlament sot”, tha ai.

“Institucionet duhet bllokuar me gjuhë e jo me urrejtje”.

“Është e rënë para diplomatëve të fyhen komandantët e UÇK-së”.

Të ngjashme