Tahiri: Mogherini duhet të veprojë në rastin Haradinaj

besnik-tahiri
Prishtinë | 10 Jan 2017 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Tahiri, duke e konsideruar si të paligjshëm fletë-arrestin e lëshuar nga Serbia, për të cilin është ndaluar Haradinaj në Francë, i ka bërë thirrje përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian (BE) për politikë të Jashtme, Federica Mogherini, që të veprojë ndaj këtij rasti.

“Koha e duhur për të ndaluar persekutimin e #Haradinaj nga fletë-arrestimi i paligjshëm i #Serbisë. Kjo po rrënon strukturën e dialogut në #Ballkan. @FedericaMog duhet të veprojë!”, ka shkruar ai në një postim në porfilin e tij në rrjetin social Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme