Tahiri: Pezullimi i dialogut s’do të ndikojë në raportet e Kosovës me BE-në

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 08:02 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ministrja Tahiri në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është obligim kushtetues e vullnet i popullit.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë, se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Kurse sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme