Takohen Veseli e Haradinaj

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 14:42 | Nga

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim para pak minutash në një nga restaurantet në Prishtinë, me kreun e kësaj partie Kadri Veselin.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje nga takimi. Ndërsa ende nuk dihen arsyet e takimit të tyre.

Kujtojmë se seanca konstituive është caktuar të mbahet me datën 3 gusht, ku pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bashkë me Qeverinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme